PD: Rama po pengon aspiratat e shqiptarëve
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Zana Turku, deklaroi dje se është hera e parë në historinë e dhimbshme kombëtare që populli shqiptar është kaq afër aspiratës së tij europiane. "Këtë aspiratë po mundohet ta pengojë me çdo mënyrë dhunuesi që e ka emrin Edi Rama. Në një kohë kur Shqipëria bën përpjekjet për t‘u integruar ashtu si vendet e tjera fqinje, protestat e opozitës prezantojnë një imazh që dashur pa dashur nuk japin atë që vërtet Shqipëria është dhe duhet të prezantojë", u shpreh ajo. Është naive për mua, tha Turku, organizimi i protestave të tilla që në thelb kanë një kërkesë që vetë kryetari që i udhëheq këto protesta është i bindur se nuk mund të realizohen. "Arsyeja është më e thjeshtë, me çdo mënyrë kërkon të dëmtojë vendin e vet, Shqipërinë. Kërkon që proceset integruese të mos realizohen", theksoi Turku.