Bushati dhe Shpresa kanë një mision, të dhurojnë spektakëlTrajneri: Nuk më intereson rezultati, unë dua futboll, të pastër dhe të bukur. Kështu evidentohen talentet

Ndeshja e sotme, ndaj Gjeorgjisë, për trajnerin e kombëtares shqiptare U-21, Artan Bushati do të ketë vetëm një mision, një futboll të bukur, të pastër dhe impresionues, pra me pak fjalën, spektakolar. Ashtu si edhe në ndeshjen miqësore me Milanin, ku vetë trajneri Bushati pohon se u ka thënë lojtarëve të tij në pushim të pjesës së parë që të luajnë për publikun dhe të tregojnë se cc’dinë të bëjnë, pa patur asnjë emocion në fushë (ku ndeshja edhe më pas u barazua), edhe sot, ai do të përdorë të njëjtën metodë inkurajimi. “Të them të drejtën, mua nuk më intereson aspak rezultati I ndeshjes së sotme”, ka thënë Bushati dje në ambientet e “Hotel Leonardo”, atje ku edhe kombëtarja U-21 është grumbulluar prej më shumë se katër ditësh. “Kjo ndeshje do të ketë vetëm një mision, të evidentojmë sa më shumë talente dhe kontigjent për kombëtaren e madhe. Pra, ashtu si Vila, Hyka, Bakaj, Ujkani, Koliqi, apo edhe të tjerë, edhe në edicionin që do të vijë, përfaqësuesja të ketë mundësi që të mbështetet tek ekipi U-21”, ka vijuar Bushati. Kështu, sipas trajnerit, ai është I bindur se ka marrë më të mirët që mund të gjente dhe se në këtë ndeshje ndaj Gjeorgjisë nuk do të ketë “kursime”, qoftë në zëvendësime, ashtu edhe në aktivizime. “Unë e konsideroj këtë ndeshje si një argëtim dhe kështu dua që ta marrin edhe djemtë. Pra, për mua e rëndësishme është që secili që është I grumbulluar këtu të tregojë në radhë të parë se cc’di të bëjë dhe se ccfarë aftësish ka. Pra, kjo, për mua, evidentimi I këtyre aftësive është më I rëndësishëm se rezultati”, ka shtuar Bushati.
Mentaliteti- Sipas Bushatit, mentaliteti I futbollit edhe tek ne ka nisur të ndryshojë që nga ekipet zinxhire dhe kjo është shumë e rëndësishme. “Në radhë të parë, që të kemi sukses në futbollin e luajtur, duhet të heqim kompleksin e inferioritetit që kemi ndaj të tjerëve. Në momentin që ne do të mendojmë se cc’mund të heqim ndaj Anglisë, ndaj Francës, apo ndaj Italisë, atëherë kjo krijon një gjendje psikologjike shumë të rënduar dhe lojtarët e kanë të vështirë të marrin veten dhe e krijojnë pa dashje atë inferioritet që ndikon edhe në personalitetin e tyre në fushë. Pra, sipas meje, - shton Bushati, - e rëndësishme është që ta ndryshojmë këtë mentalitet. Sepse kështu do të ndihmojmë edhe veten edhe futbollin tonë. Ju e patë Portugalinë, ndeshjen më të freskët. Nëse do të kishim luajtur të gjithë në mbrojtje, atëherë do kishim pësuar pa fund. Por, I dolëm përpara dhe I treguam se edhe ne dimë të luajmë futboll dhe kjo solli një barazi në mentalitet në ato momente, ccka e ndihmon shumë lojtarin. Pra, për mua, - vijon Bushati, e rëndësishme është që të luajmë të gjithë në bllok, por të jemi të shpërndarë në fushë, jo të mbledhur, në mënyrë që të kemi mundësi të godasim dhe rëndë madje kundërshtarin. Mua më pëlqen futbolli I bukur dhe I hapur. Dhe me këto elementë teknikë që kemi ne mund ta bëjmë. Pra, përse të mos e provojmë, duke filluar që nga kjo miqësore”, ka sqaruar Bushati.
Marrëdhënia me… Kuzhen
Ndërkohë, përsa I përket marrëdhënieve që ka me trajnerin Kuzhe, trajneri I U-21, Bushati sqaron se ato janë shumë të shkëlqyera. “Jo më larg se mbrëmë, - sqaron Bushati, - kam patur një bisedë me të dhe sigurisht kemi folur për të ardhmen dhe për talentet. Ai është një trajner shumë I mirë. Ai është një trajner, të cilit I interesojnë shumë talentet dhe më pyet vazhdimisht për ecurinë e lojtarëve të skuadrës sime. Madje, nëse doni të dini më ka thënë se do të vijë të shikojë pjesën e parë të ndeshjes me Gjeorgjinë dhe më pas të niset për në “Qemal Stafa” për ndeshjen e skuadrës së madhe. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe unë shpresoj që të jetë një bashkëpunim sa më I gjatë”, ka thënë Bushati. Ndërkohë, nga ajo që është mësuar, në Lojërat Mesdhetare, “Pescara 2009”, kombëtarja shqiptare që do të shkojë do të jetë një U-20 dhe pritet të drejtohet nga trajneri Bushati, por vetë Kuzhe I ka kërkuar që të jetë I pranishëm edhe ai, gjë të cilën Bushati e ka pranuar me kënaqësi.
Lilaj, ai që e bind Bushatin
Lojtari, I cili duket se e ka bindur Bushatin, që tani për të qenë pjesë e formacionit të parë në kombëtaren U-21 sigurisht që është mesfushori I Tiranës, Sabian Lilaj. 20-vjeccari, I cili është kontigjent I kombëtares Shpresa, duket se I ka të gjitha premisat për tu bërë një lojtar I denjë për përfaqësuesen. Vetë trajneri Bushati nuk e fsheh një gjë të tillë, teksa thotë: “Nuk mund të them në mënyrë definitive, do të jetë, apo jo në të ardhmen pjesë stabël e kombëtares së madhe. Por, ajo që mund të them është se Lilaj është një futbollist shumë cilësor dhe shumë I mirë. Për mua është I nevojshëm”, thotë Bushati.
Të tjerët- Përsa I përket lojtarëve të tjerë, sigurisht që vetë Bushati sqaron se përparësi kanë patur në këtë grumbullim tre skuadra, si Elbasani, Partizani dhe Flamurtari. Dy të parat kanë rënë nga kategoria, por për Bushatin e rëndësishme është që ato, ndoshta edhe të detyruara, gjatë gjithë sezonit kanë luajtur me lojtarë të rinj. Ndërsa, për Flamurtarin e pranon që ka talente p fund. “Unë kam relativisht tre lojtarë shumë të mirë që I kam grumbulluar. I pari është Franc Veliu, I Flamurtarit, aftësitë e të cilit dihen tashmë. I dyti është Renato Malota I Partizanit, I cili, me shtatlartësinë e tij dhe me eksperiencën që ka luajtur thuajse një sezon titullar në superligë, mendoj se do të më bëjnë shumë punë. Po kështu kam grumbulluar edhe Gavën e Elbasanit, një tjetër lojtar shumë të mirë. Shpresoj të më japin në fushë atë që unë pres prej tyre”, ka përfunduar Bushati.
E Merkure, 10 Qershor 2009