E Diel, 1 Nëntor 2026

Januzi: Jam mirë këtu, kam kohë për tek kombëtarja ASulmuesi i Vorsklas: Kupa ishte emocion më vete, por tani mendoj kuqezi

E quajnë Ahmed Januzi dhe, edhe pse vetëm 20-vjeçar, sulmuesi kosovar tashmë është bërë pjesë e historisë së skuadrës së Vorskla Poltavës në Ukrainë. Ka qenë trofeu I parë, jo vetëm për të, por për të gjithë klubin, teksa edhe vetë kryeministrja e Ukrainës, Timoshenko ka qenë atje dhe ka pritur fituesit e kupës, ndër ta edhe Januzin. “Kanë qenë momente të bukura dhe shumë emocionuese. është trofeu im I parë dhe sigurisht që ndjeva emocione të mëdha”, tregon Januzi. Ai, ashtu si dy shokët e tij të përfaqësueses, Dallku dhe Curri, e ka përjetuar shumë mirë atë moment, teksa ka luajtur vetëm për pak minuta ndaj Shaktjarit, kampionëve të kupës UEFA, madje edicionit të fundit të këtij formati. Megjithatë, tani Januzi është I grumbulluar me përfaqësuesen U-21 dhe sigurisht që e gjithë vëmendja e tij është e fokusuar tek ndeshja miqësore me Gjeorgjinë. “Unë mendoj se është një moment shumë I mirë dhe do të jetë një testim shumë I mirë për të gjithë ne, por edhe për lojtarët e tjerë që janë të grumbulluar”, ka thënë Januzi. Ndërkohë, I pyetur në lidhje me ndeshjen e Gjeorgjisë dhe nëse njeh, apo jo ndonjë lojtar kundërshtar, Januzi ka pohuar se nuk njeh asnjë futbollist kundërshtar në kombëtaren gjeorgjiane U-21. “Mund të them se nuk kam asnjë dijeni për lojtarët që luajnë në përfaqësuesen e Gjeorgjisë U-21. Tek kombëtarja e madhe, po, njoh disa që tani luajnë në kampionatin rus, sepse kanë luajtur në atë ukrainas”, ka thënë Januzi. Ndërkohë, përsa I përket vetë ndeshjes, Januzi ka sqaruar se kjo do të jetë shumë e rëndësishme, por edhe rezultati do të ketë një rëndësi të veçantë. “Unë mendoj se edhe rezultati në këtë ndeshje është I rëndësishëm. Kjo, sepse ne duhet të luajmë për të fituar, çka do të na jepte një impuls ndryshe”, ka sqaruar Januzi. Ndërsa, përsa I përket momentit se kur Januzi mendon që do të kalojë tek ekipi I parë përfaqësues, ai thotë: “Unë ndihem mirë këtu dhe mendoj se kam nevojë për pak eksperiencë më shumë. Pra, mendoj se jam në vendin e duhur. Dhe në momentin e duhur, kur të kem edhe më shumë eksperiencë dhe ndeshje në këmbë me U-21, atëherë mund të kërkoj të kaloj tek kombëtarja e madhe”. Por, në një kohë merkatoje, aq më tepër për  një sulmues 20-vjeçar, që ka dalë fitues I kupës me Vorsklan, nuk ka sesi të mos ketë skuadra që interesohen për të. Vetë Januzi sqaron se ka patur oferta dhe vazhdon të ketë. Por, këto oferta për momentin nuk I interesojnë. “Për momentin nuk më intereson asnjë ofertë. Jam lojtar I Vorskla Poltavës dhe do të qëndroj atje edhe për një sezon kur do të përfundojë kontrata ime. Më pas, sigurisht që do të shikoj mundësinë e ndonjë largimi, sigurisht gjithmonë në një klub, I cili do të jetë më I  mirë se skuadra ime aktuale, Vorskla”, ka përfunduar Januzi.

E Merkure, 10 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›