Deshamps: Cana? Nuk po flasim për dikë dosido!
Marsejë - Didier Deshamps deklaron se do ta fillojë ndërtimin e Olimpikut të Marsejës nga futbollisti shqiptar Lorik Cana. Ish-kampioni i botës me përfaqësuesen franceze hedh poshtë të gjithë zërat e fundit që e konsideronin Canën të panevojshëm për skuadrën që sapo ai mori në drejtim.
“A e llogaris Canën?! Mund t’ju them se do të vazhdoj të mbështetem tek ai. Cana mbetet kapiteni i Marsejës. Këtu nuk po flasim për një futbollist dosido. Ai është Lorik Cana dhe ka dhënë shumë për Olimpikun”, deklaron trajneri i marsejezëve Didier Deshamps.
Megjithëse Deshamps e kërkon në skuadër gjakovarin, është përfundimi i merkatos verore që do të konfirmojë skuadrën me të cilën ai do të luajë. Shërbimet e Canës kërkohen nga gjigantët e Arsenalit, Liverpulit, Totenhemit, Hamburgut dhe Verder Bremenit.