E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramoviç kërkon Agueron tek skuadra e Çelsit

Londër - Çelsi është i interesuar për të marrë shërbimet e argjentinasit Kun Aguerro. Lajmi bëhet i ditur nga mediet angleze, të cilat thonë se londinezët janë të gatshëm për të derdhur 45 milionë sterlina në arkat e Atletikos së Madridit për të marrë sulmuesin.

Roman Abramoviç është i gatshëm të derdhë shuma të konsiderueshme për të marrë një “big”, pasi mundësia Kaka u mbyll me kalimin e këtij të fundit tek Reali i Madridit.

Daily Mail dhe The Times raportojnë se Çelsi është gati të thyejë rekordin britanik të transferimeve me blerjen e Agueros. Ky i fundit e mirëpret një kalim në “Stamford Brixh”, por problemi mbetet tek paga që do të marrë argjentinasi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›