E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, Berisha: Ky kabinet, identik me qeverinë “Çarçani 2”

TIRANE - Kryeministri në detyrë Sali Berisha komentoi në rrjetin social “Facebook” përbërjen e qeverisë së re, duke e cilësuar si qeveri personale të pasardhësit të tij Edi Rama. Berisha akuzon ministrat e rinj për diploma të falsifikuara, trafiqe, vjedhje e fshehje pasurie. Sipas tij, “ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë “Çarçani 2”.

“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës. Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori, për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzizë, por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS. Ne krye të Ministrisë së Brendshme një njeri me të atin të arrestuar në flagrance për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj. Qeveria e aleancës së 1 prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë Çarçani 2. Përpara drejt të shkuarës me Piktorin dështak!”- shkruan Berisha në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›