E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shtohet numri i nxënësve për klasën e parë në shkollën 9-vjeçare “Hasan Tahsim”

TIRANE- Pas thirrjes së prindërve dhe mësuesve për riregjistrimin e nxënësve në shkollën 9- vjeçare “Hasan Tahsim” sot rreth 7 nxënes të rinj i janë bashkuar klasës me 8 nxënës që ishte dje dhe po zhvillonin mësim normalisht. Bordi Drejtues i prindërve së bashku me mësuesit po krijojnë kontakte për të sjellë nxënës nga shkollat e tjera që kanë mbingarkesë apo që kanë pak nxënës.

Stafi i News24, vizitoi nxënësit e klasës së parë teksa ata zhvillonin mësim në klasën e tyre ndërsa mësuese Rozela kujdesej që vogëlushët të mësonin shkronjat e para të abetares.

Për mikrofonin e News24, mësuesja Rozela u shpreh se: “ Dje kanë qenë 8 nxënës,meqënëse prindërit u vunë në dijeni që shkolla do vazhdoj normalisht, sot edhe me ndihmën e komunitetit, sot kishim prurje të tjera. Sot bëmë mësim normalisht me atë numër nxënësish që gjeta në klasë. Ministria e Arsimit dha premtim që me numër minimal ne do ta vazhdojmë klasën e parë dhe shkolla do të vazhdoj normalisht mësimin”.

Drejtori i shkollës i cili sipas prindërve ka ndikuar në mosrregjistrimin e nxënësve në klasë të parë sot tentoi të pengonte stafin e News24, për të zhvilluar intervistën me mësuesen e klasës së parë. Ndërsa një prej prindërve të fëmijëve që në ditën e parë të shkollës u gjendën pa një klasë dhe mësuese, për rrjedhojë fëmija i tij ka përjetuar dëshpërim.

Prindëri i një nxënësi , që shkonte në klasë të parë, u shpreh se: “ Ishte dëshpërm i madh, ishte një mërziti e madhe për fëmijën, përgatiste emocionet e veta si fillim i parë i shkollës për ditën e parë, por u zhgënjye, ishte shume i mërtzitur. Mësuesja është rregullisht, është me ekpseriencë pune, siç duhet, edhe shkolla pothuajse është e ristrukturuar, pse mos të vazhdojë mësimi rregullisht. Edhe fëmijët ishin si të hapërdarë”.

Po nga ana e Ministrisë së Arsimit po shqyrtohet situata për një vendimmarrje të shpejtë në favor të nxënësve të klasës së parë për vijimin e mësimit në këtë shkollë. 

(m.s/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›