Bushi: “Jam shumë i pafat”

Shumë pak zgjati e qeshura te skuadra greke Apollon Kallamarja. Sulmuesi më i mirë i saj, Alban Bushi, pësoi një dëmtim jo të lehtë pak minuta përpara përfundimit të ndeshjes Apollon Kallamarja-Ergotelis (2-1), ku "Loku" shënoi edhe golin e fitores së parë të Apollonit në kampionatin grek. Bushi hyri në lojë në minutën e 46-të e më pas shënoi dhe golin. "Jam shumë i pafat, por c'të bëj. Me PAOK-un kemi mundësi shumë të mira dhe mund të marrim rezultat të mirë", - tha sulmuesi i Apollonit për mediat greke. Bushi do të humbasë pikërisht ndeshjen me PAOK. "Për një skuadër që lufton për shpëtimin e saj nuk ka ndeshje të lehta, cdo ndeshje është e vështirë për ne. Qëllimi ynë është të marrim katër pikë nga dy ndeshjet me PAOK-un dhe Astera Tripolis". Bushi, një nga sulmuesit më përvojë të Apollonit, dje bëri edhe një vizitë mjekësore duke bërë një tomografi për të parë edhe se sa serioz ishte dëmtimi i tij.