Curri: Shahtari dhe Europa më duan

Bledar KUKA
Debatik Curri është i kërkuar nga shumë klube në Europë. Loja shumë e mirë që po zhvillon me kombëtaren shqiptare, por edhe paraqitja që nuk ka të sharë me Vorsklën e Poltavës e kanë bërë lojtar të kërkuar në treg. "Jemi takuar me presidentin dhe drejtorin e Dinamos së Zagrebit para ndeshjes me Bullgarinë, - u shpreh Curri mbrëmë për gazetën, - ata kishin ardhur për mua dhe për Dallkun. Folëm edhe pas ndeshjes dhe kishin mbetur të kënaqur shumë nga loja që zhvilluam. Po ashtu ka edhe kontakte dhe interesime nga klube të tjerë në Europë, por deri tani asgjë shumë konkrete". Mesfushori që luan në disa pozicione, madje edhe në mbrojtje, ka ide të qarta për veten e tij, por gjithcka varet edhe nga qëndrimi i klubit, Vorskla e Poltavës. Ndryshe nga sa shkruanin mediat kroate, Debatiku pohon se ka kontratë me ukrainasit deri në qershor. "Kemi kontratë deri në fund të kampionatit, - pohon ai, duke folur edhe për Dallkun, - deri në qershor (të vitit të ardhshëm). Kështu që nuk e dimë nëse do të largohemi në janar, apo në verë". Pozicioni i drejtuesve të Poltavës është kategorik: Nuk lejon që ata të ikin pa përfunduar detyrimi kontraktual. "Presidenti i klubit tonë ka deklaruar se nuk na lejon të largohemi para fundit të kontratës, - thotë shqiptari nga Kosova, - pasi na quan lojtarë të rëndësishëm në skuadër". Sidoqoftë, edhe në Ukrainë, ka klube që interesohen për Currin. "Ju pyesni për klubet e mëdhenj në Ukrainë si Dinamo, Shahtar apo Dnipro, - tregon Debatiku, - në të vërtetë, Shahtari është i interesuar, ka dërguar edhe njerëz për të na vëzhguar dhe kanë mbetur të kënaqur, por ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare". Lojtari kuqezi vlerëson se përshtatja e shqiptarëve në Ukrainë është bërë për shkak të mënyrës së futbollit në këtë vend dhe gjykon se kampionati ukrainas nuk është në nivel tepër të lartë. Dëshira e tij më e madhe është që të luajë në një ligë perëndimore.