Xhafaj: “Grumbullimet me kombëtaren po dëmtojnë Tiranën”

Sokol Paja
Sulmuesi kryesor i Tiranës është shprehur se pavarësisht ecurisë negative të ekipit, përsëri Tirana nuk ka dalë nga objektivat e sezonit dhe se shumë shpejt do të kthehet në nivelet më të larta të saj. Sipas sulmuesit vlonjat të Tiranës, grumbullimet me kombëtaren e futbollistëve të këtij ekipi janë në dëm të skuadrës, sepse vijnë të dëmtuar e të lodhur dhe nuk mund të japin maksimumin për ekipin e Tiranës. Me ardhjen e Hafizit, gjërat janë përmirësuar dhe shumë shpejt Tirana do të shfaqë një tjetër fytyrë. Përse Tirana nuk po arrin të dalë nga kjo gjendje krize në të cilën ndodhet? Në javët e para, por edhe tani, ekipi i Tiranës në të vërtetë ka disa probleme të cilat kanë ndikuar që ekipi të mos jetë aty ku duhet dhe ku e presin të gjithë. Për mendimin tim, lojtarët e ardhur, që ishim shumë, por edhe grumbullimet e kombëtares, e kanë dëmtuar shumë ekipin dhe nuk kemi arritur të dalim akoma në atë nivel që pritet, pasi kjo do pak kohë. Megjithëse shenjat e përmirësimit kanë filluar të duken përsëri, nuk kemi arritur të ndërlidhemi si duhet për të qenë një skuadër sa më e fortë dhe kompetitive. Si shpjegohet që Xhafa në shtatë javë kampionat nuk ka shënuar asnjë gol, kur para një sezoni në po aq javë shënuat 5 gola? Problemi në rastin në fjalë konsiston si pasojë e një faze përgatitore aspak të mjaftueshme për shkak se isha në provë në disa skuadra jashtë Shqipërisë dhe kjo ka ndikuar që të mos jem në formën time më të mirë dhe të mos shënoj gola. Është hera e parë që më ndodh në karrierën time futbollistike pas 12 vjetësh që nuk shënoj gola dhe kjo më mërzit sado pak, sepse të gjithë presin shumë nga unë, por u siguroj se shumë shpejt do të jem në nivelet më të larta të mundshme. Kam besim se shumë shpejt do ta gjej golin dhe më bindje të plotë e them se do të jem një pretendent kryesor për fitimin e Këpucës së Artë. Ku ndryshon taktika Hafizi me Starovën në drejtimin dhe punën me skuadrën? Në fakt është e njëjta taktikë e filozofi pune dhe përgatitjeje që bëjmë si ekip, por ka një ndryshim të vogël ku tani secili ka përgjegjësinë e vet në skuadrën dhe në fushën e lojës. Tani janë ndarë rolet - secili ka një detyrë dhe një përgjegjësi për atë që është në fushën e lojës. Pra, mbrojtja të ndihmojë mesfushën, mesfusha të ndihmojë sulmin dhe e anasjella. Pra, secili repart ka përgjegjësinë e tij dhe të gjithë bashkë përgjegjësinë e ekipit. Trajneri përgatit ekipin dhe ekipi bën paraqitjen në fushën e lojës. Janë ndarë përgjegjësitë dhe të gjithë të jemi një ekip me përgjegjësi të ndara dhe detyra të caktuar në të mirën e funksionimit dhe të ndërlidhjes së reparteve. Ecuria e dobët deri tani lëkund objektivat e Tiranës? Ju siguroj që Tirana shumë shpejt do të jetë një ekip pretendent për fitimin e të dy trofeve. Kam besim se Tirana do të jetë bukuria e këtij kampionati dhe kam besim se shumë shpejt do të jemi një ekip për t'u pasur frikë. Jemi përmirësuar e po bëjmë akoma më shumë përmirësime dhe do të ngjisim shpejt shkallët në tabelën e renditjes dhe do të jemi aty ku na takon. Këto probleme që na ndodhën neve, i kalon cdo ekip dhe them shyqyr që ndodhën në fillim e jo në fund apo në mes se do të prishnin më shumë punë. Xhafa, e prisni një ftesë në kombëtare? E meritoni edhe një shans? Nëse zhbllokohem, mendoj se e meritoj edhe një shans. Në këto javë do të bëj përpjekjet më të forta në mënyrë që të jem sa më në formë të shënoj gola dhe të arrij të bindë trajnerin edhe për një ftesë tjetër në kombëtare. Pasi herët tjera, kur më është dhënë mundësia nuk kam zhgënjyer dhe tani kam besim se nuk do të zhgënjej, por kryesore aktualisht kam rigjetjen e formës sime dhe kthimin tek goli.