Bariç, te entjen firmos kontraten e re

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, do të vijë të enjten në Tiranë për të diskutuar me drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit për kushtet e kontratës së re dhe ka shumë të ngjarë që kroati të firmosë për një përiudhë tjetër dy vjecare me kuqezinjtë, për të përgatitur Shqipërinë në fushatën kualifikuese të Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010.
Baric në 10 ndeshje zyrtare me Shqipërinë në kualifikueset e Euro 2008 ka arritur 2 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje, duke qenë në vendin e katërt në Grupin G.
Baric gjatë qendrimit të tij në Tiranë do të ndjekë edhe ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-17, ku Shqipëria do të luajë me Francën dhe Letoninë, ndërkohë që sot në orën 14:30 Shqipëria do të luajë me Holandën.