U17, Holanda fiton 3-0 me Shqiperine

Dash Frashëri
Duro e thotë i pari. Madje është më shumë se një përsëritje. Është i vetëdijshëm për vlerat e futbollistëve të tij: "Shqipëria nuk hyn në këto kualifikuese për t'u kualifikuar, kur përballë kemi dy gjigantë si Holanda e Franca. Nuk kemi shpresa për ta bërë këtë". Por Shqipëria U-17 zhgënjeu plotësisht. Mund të shkonte edhe më keq. Pasi thuajse Shqipëria nuk dha asgjë në fushë kundër Holandës së pasur me lojtarë të skuadrave dhe akademive më të mëdha në Europë. Humbja 3-0 në ditën e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 ishte një ditë e shëmtuar e futbollit shqiptar të moshave. Por të paktën u pësua nga Holanda.
NDESHJA – Holandezët ishin zot të gjithckaje: golave, rasteve të shumta për shënim, faulleve të fituara, gjysmëfushës sonë dhe gjithckaje tjetër që ka të bëjë me futbollin. Topi i parë u luajt nga "portokallinjtë" dhe rasti i parë u përket po atyre, kur mesfushori i djathtë i Fortuna Sitarad në minutën e katërt goditi brenda zonës së vogël shtyllën e majtë pingule të portës sonë të mbrojtur nga Sejdo. "Tulipanët" dhanë sinjalin e parë se e kishin marrë seriozisht ndeshjen me moshatarët e tyre shqiptarë. Vërshimi i parë i Shqipërisë erdhi në minutën e 6-të, kur Erti Koni (luan me Olimpikun e Tiranës) goditi në ecje e sipër nga 18 metra, ndërsa sfera përfundoi mbi shtyllën horizontale. Shqipëria zhvilloi një lojë të zbehtë dhe pa mendim, ndërsa kundërshtarët tanë në cdo lëvizje të tyre me top dhe pa top binin era futboll. Përvec ndonjë faulli të fituar e ndonjë goditjeje këndi, rastet për të ndëshkuar seriozisht portierin e PSV Eindhovenit, Jeroen Zoet, nuk ekzistuan. Shumë pak u dalluan lojtarët tanë.
GOLAT - Ata që vendosën edhe rezultatin. Dy të parët e pësuar ishin identikë për nga mënyra e realizimit (të dy me kokë), por dhe nga autori i golave: Geofrrey Castillion, një sulmues gjigant me ngjyrë (1.91 cm) dhe një prodhim tradicional i Akademisë së Ajaksit. Castillion realizoi në minutat 12 dhe në fund të pjesës së parë (40'), duke e kaluar lehtësisht topin mbi portierin shtatshkurtër të përfaqësueses shqiptare, Xhino Sejdo (luan te Venecia U-17 në Itali). Sa për të kujtuar, Holanda e Albert Stuivenbergut kishte në 11-shin startues gjashtë lojtarë të Ajaksit. Goli i tretë ishte një përsëritje e dy të parëve, por kësaj radhe ishte zëvendësuesi Youmes Mokthar i PSV Eindhovenit që realizoi po me kokë në minutën e 54-t.
PENALLTIA E MOHUAR- Po kthehet në një traditë mosdhënia e penalltive për Shqipërinë, sidomos ndaj Holandës. Edhe në këtë takim gjyqtari maltez Adrian Casha nuk denjoi ta jepte 11-metërshin kur pas gjuajtjes së Gerhard Tushes në minutën e 48-të topi u ndalua me dorë brenda zonës nga mesfushori i Utrehtit, Hamza Konus. Gjithsesi, edhe nëse do të jepej ajo (me të drejtë), thjesht goli i mundshëm do t'i jepte pak bukuri më shumë lojës. PA SHPRESA - "Përballë kishim një kundërshtar të fortë si Holanda, një nga ekipet më të mira në Europë përsa u përket moshave. U panë kualitetet tona. Ne u munduam të bëjmë maksimumin. Skuadra jonë është shumë e re, ka vetëm tre-katër muaj që është krijuar. Në momente të vecanta skuadra m'u duk e papërqendruar. Rezultati? Skuadra jonë ishte e vendosur mirë në fushën tonë duke pasur parasysh kualitetet e Holandës. U ndëshkuam me golin e dytë në fund të pjesës së parë. Penalltia e mohuar? Kam një rezervë, por më duhet ta shoh edhe një herë dhe do ta vlerësoj, por besoj se gjyqtari ishte shumë pranë aksionit. Me Francën? Do të bëjmë maksimumin në ndeshjen me Francën për të bërë më të mirë e mundshme. TË KËNAQUR – "Pa dyshim që jemi të kënaqur me rezultatin, pasi fituam, por nuk jam i kënaqur me mënyrën si luajti ekipi ynë sot", - tha trajneri holandez Stuivenberg në konferencën e tij për shtyp. "Loja e Shqipërisë? Shqipëria luftoi shumë mirë për shumë minuta, por unë besoj se ndikuan edhe golat e pësuar shumë shpejt që ndryshuan edhe mënyrën e lojës së saj. Edhe ekipi juaj pati disa shanse për të shënuar. E përsëris që ne nuk luajtëm mirë, por këto ndikuan edhe kushtet e rënda të fushës. Ne ishim ekipi më i mirë sot",- përfundoi opinionin e tij tekniku i Holanda U-17. HOLANDË-SHQIPËRI 3-0 Golat: Castillion 12', 42; Mokthar 54' E martë, 23 tetor 2007, stadiumi "Selman Stërmasi" HOLANDA: Zoet (PSV Eindhoven), Bonevacia (Ajaks), Burma (Celsi), Van Rin (Ajaks), Burnet (Ajaks), Deker (Ajaks- 57' Van La Parra Fejenord), Konus (Ultreht), Hoesen (Fortuna- 65' Ebicilio, Ajaks), Martinus (Hereven- 41' Moktar, Ajaks), Castillion (Ajaks), Kaak (De Graschaap) SHQIPËRIA: Xhino (Venecia), Corri (Milan), Xhaferraj (Panathana), Koni(Olimpik Tiranë), Mici (Apolonia), Dosti (Teuta), Përlleshi (Besëlidhja), Nikolla (Ap.Cimical), Roshi (Apolonia - 75' Lleshi, Olimpik Tiranë), Tepshi (Teuta- 41' Cipa, Shkëndija), Tushe (Tirana- 63' Baze, Lushnja). Lojtarë të papërdorur: Bregasi, Dosti, Seitaj, Mulgecaj Gjyqtarë: Casha (Maltë), Kamileri (Maltë), Akin (Turqi) Shikues: 900 Shpëtim Duro, trajneri i Shqipërisë "Përballë kishim një kundërshtar të fortë si Holanda, një nga ekipet më të mira në Europë përsa u përket moshave. U panë kualitetet tona. Ne u munduam të bëjmë maksimumin. Skuadra jonë është shumë e re, ka vetëm tre-katër muaj që është krijuar" Albert Stuivenberg, trajneri i Holandës "Pa dyshim që jemi të kënaqur me rezultatin pasi fituam, por nuk jam i kënaqur me mënyrën si luajti ekipi ynë sot. Shqipëria luftoi shumë mirë për shumë minuta, por unë besoj se ndikuan edhe golat e pësuar shumë shpejt. Ne ishim ekipi më i mirë sot"