PD: Shqipëria Mesjetë?, Rama me afrimin e zgjedhjeve humb në kohë dhe hapësirë, ja faktet
TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur poshtë akuzat që kreu i PS-së Edi Rama ka bërë në takimet e tij elektorale në zonën e Korcës, në adresë të qeverisë.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi duke përmendur investimet që mazhoranca ka bërë në këto 8 vite në zonën e Korcës, theksoi se Rama sa më shumë afrohen zgjedhjet ‘humb në kohë dhe hapësirë’.
“Autobusi mavi i Edi Ramës po ecën me shpejtësi në kohë, dhe ka mbërritur këto ditë në mesjetë. Edi Rama ka habitur edhe sallonin e tij mavi sot kur tha se Shqipëria është në mesjetë! Në mesjetë jemi, shpalli sot Edi Rama nga Maliqi! Paradoksalisht, është në mesjetë dhe ankohet për NATO-n! A ishte Shqipëria anëtare e NATO-s në Mesjetë z.Rama? Eshtë në Mesjetë, dhe ankohet për Bashkimin Europian! A lëviznim të lirë e pa viza në Mesjetë z.Rama? A kishim në mesjetë 13 herë më shumë internet z.Rama? A kishim në mesjetë 10 mijë e 400 km rrugë të shtruara z.Rama? A kishim në mesjetë 1300 shkolla të reja e të rindërtuara z.Rama? Partia Demokratike ka investuar në Korcë dhe Maliq 25,9 Miliard Lek kunddrejt vetëm 1,9 Miliaiard Lek , pra 13,4 herë më shumë se të gjitha qeveritë Socialiste për Maliqin dhe për Korcën. Partia Demokratike ka rritur me së paku 2 deri në 10 herë prodhimin e fushave të Korcës duke mbështetur financiarisht 5 540 fermerë me nje vlerë prej 557,3 Milion Lek. Partia Demokratike ka rritur me katër herë Sipërfaqen e tokës së vaditur dhe ka suguruar furnizimin në 24 orë me ujë të qytetarëve të Korcës. Këto janë faktet! Dhe fakt është se Edi Rama, më i coroditur se kurrë ka humbur në kohë dhe hapësirë, dhe nuk koordinohet dot me asgjë, sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve!”, theksoi zëdhënësja e PD-së.
(e.m/BalkanWeb)