Bushi: “Rrëzimi i Uelingtonit ishte 100% penallti”

Rasti i dyshimtë që ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes, kur Uelington është rrëzuar brenda zonës së Panathinaikosit nga Ebede ka qenë në epiqendër të deklaratave të lojtarëve të Apollon Kallamarias pas ndeshjes. Një deklaratë të tillë madje nga më të ashprat ka dhënë edhe sulmuesi I kombëtares shqiptare Alban Bushi. "Gjyqtari Zanetidhis nuk ka dhënë një penallti të pastër", - ka deklaruar Bushi. "Tani që e pashë pas ndeshjes e kuptova që qe 100% penallti, sepse Uelington përpiqet në atë moment që të kapi me kokë topin. Gjyqtari duhet të kishte dhënë penallti. Ky është i njëjti gjyqtar që më ka dhënë karton të kuq në ndeshjen me Ionikosin. Këtu në Greqi nuk ka lojtarë të mëdhenj, por vetëm dy fanela të mëdha, ato të Olimpiakos dhe Panathinaikos. Dy këmbë kishin ata, dy këmbë kishim edhe ne. E patë vetë që ne ishim më të mirë për 90 minuta se sa Panathinaikos. Luajtëm për të marrë fitoren. Panathinaikos nuk ishte më i miri. Mungon përvoja të shumë nga lojtarët tanë", është shprehur sulmuesi shqiptar Bushi.
Albania-sport.com
Per te pare golin e Alban Bushit, kopjoni linkun:
http://www.greeksoccer.com/forums/index.php?act=module&module=gallery&cmd=si&img=1198