Dinamo, rikthimi i premtuar

Blutë e kishin paralajmëruar rikthimin e tyre. Dinamo aktualisht ka grumbulluar 17 pikë në 12 javë, 8 pikë më pak se Tirana e vendit të parë. Me përjashtim të Flamurtarit, që është futur këtë vit si ekip debutues dhe ndodhet para në klasifikim, të gjitha ekipet e tjera janë poshtë saj në renditje. Partizani, Teuta, Elbasani dhe Vllaznia janë shumë pranë Dinamos në klasifikim. Pas fitores së fundit me gjirokastritët blutë për herë të parë shohin para vetes vetëm rivalët e tjerë historikë. Megjithatë, nuk është kjo arsyeja pse dinamovitët ndihen mirë në këtë fillim të fazës së dytë. Ata ndodhen shumë pranë kryesuesve dhe ndonjë rezultat tjetër në përballjet e ardhshme do ta vërë Dinamon edhe më afër kreut të renditjes. Kur Redi Jupi u ul në stolin blu, synimi i kryeqytetasve derisa të hapej merkatoja ishte qëndrimi sa më afër kreut të renditjes. Aktualisht Dinamo ndodhet në mes të tabelës dhe në 4 javët e mbetura të këtij viti do të kërkojë të mos e thellojë diferencën me ekipet e tjera, me të cilat do të rivalizojë në pjesën e fundit të kampionatit.
Aranit Muraci
(Metropo Sport)