E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi, golashënuesi i minutave të fundit

Kur Alban Bushi pohoi se me Luksemburgun mjafton të fitojmë edhe me një gol të shënuar në minutën e 90, sulmuesi i Apollon Kallamarja ka pasur një të drejtë.
Golashënuesi më i mirë i Kombëtares shqiptare (14 gola) shënoi 9 gola në 24 ndeshje që zhvilloi në kampionatin grek, që porsa përfundoi. Interesant është fakti se katër prej tyre i ka shënuar në minutat 87-90. Intriga bëhet edhe më madhe kur shikon se Bushi më i sukseshëm ka qenë në ndeshjet jashtë : 6 gola

Golat e Bushit në Greqi
Ndeshje 24 (2082 minuta)
Nga minuta e parë: 24. I zëvendsuar: 8
Gola në total: 9 (1 me penallti)

Minuta Ndeshja
89' Kerkura-Ap.Kallamarja
83' PAOK Ap.Kallamarja
18' Panionos-Ap.Kallamarja
58' Ap.Kallamarja - ΠΑΟΚ
3' Panathinaikos- Ap.Kallamarja
17' Ap.Kallamaja - ΑΕΚ
87' Iraklis- Ap.Kallamaja
40' Ergotelis - Ap.Kallamaja
90' Ap.Kallamaja – Πanathinaikos (me penallti)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›