E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervis Jegeni kundër Mark Walker më 8 qershor

Ervis Jegeni do të ngjitet në ring më shpejt se ishte parashikuar. Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë i njohur në ringun profesionist me nofkën "Iron Man" do të ketë një provë të lehtë më 8 qershor në "Millennium Hotel" të Londrës përballë britanikut Mark Walker, që ka vetëm një duel të humbur në ringun profesionist. Kjo përballje për Jegenin duhet të shërbejë vetëm si përgatitje për luftën që do të zhvillojë më 15 qershor në Torrevieja të Spanjës përballë hungarezit me përvojë Laszlo Paszterko që ka zhvilluar mëse 68 mece në ringun profesionist dhe ka fituar 27 prej tyre.
21-vjecari Ervis Jegeni ka një bilanc prej 4 fitoresh (2 me "knockout") prejse se ka debutuar në ringun profesionist në mars të vitit 2006. Shqiptari konsiderohet si një ndër boksierët më perspektiv të kategorisë së rëndë në ishull, ndërsa trajneri dhe menaxheri i tij Chris Hall ka deklaruar kohë më parë se synon ta bëjë kampion bote.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›