Kaziragi: “Shqipëria di gjithçka për ne, ne shume pak për ta”

Italia U-21 e Pier Luixi Kaziragit dhe Xhanfrako Zolës kreu sot stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Shqipërinë, nesër në Pontendera (ora 18:00, direkt ne Rai Tre) e vleshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2007-2009. Kaziragi pranoi se do te këtë përballë një kundërshtar shumë pak të njohur por shumë të motivuar.
"Problemi më i madh është se ne e njohim shumë pak Shqipërinë, parë që ka luajtur vetëm dy ndeshje kundër Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe nuk ishte e lehtë të gjenim informacione më të detajura përveca atyre që kemi", citohet tekniku i Italisë U-21 nga siti zyrtar i federatës italiane të futbollit.
Në fakt Shqipëria ka luajtur këtë vit edhe me Turqinë e Greqinë.
"Një gjë është e sigurt se ata do të vënë për gjithcka për të bërë, kanë motive të mëdha, ndjekin kampionatin tonë dhe dinë gjithcka për ne. Do të jetë një ndeshje delikate. Për ta është një derbi dhe ne nuk mund të lejojmë dhe shpërqendrimin më të vogël".
ITALIA: Konsilji, Sirigu, Belmonte, Boketi, Krishito, Marzorati, Mota, Rikler, Marko Rosi, Cigarini, Kandreva, De Ceglje, De Martino, Desena, Markisio, Paonesa, Rusoto, Akuafreska, Xhiovinko, Lupoli, Zhuzepe Rosi. Trajner Pier Luixhi Kaziragi.
SHQIPËRIA: Koliqi, Hoxha, Ujkani, Bishani, Shoshi, Arapi, Hysko, Lila, Danaj, Guga, Durmishi, Likmeta, Fagu , Sefa, Bakaj, Lika, Vila, Mile, Karabeci, Tafili, Shkurti, Hyka, Sharra, Sukaj, Rrudho, Progni. Trajner: Artan Bushati