E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, 48 milion stërlina në 48 orë

Mancester Junajtid ka vendosur që për sezonin e ardhshëm të jetë skuadra më e mirë evropiane. Për këtë trajneri Ferguson ka shpenzuar 48 milion stërlina në 48 orë. Dhe planet e skocezit kanë gjetur mbështetjen e investuesve, të cilët kanë hapur arkën e klubit për të vënë në zbatim planet e trajnerit të Mancesterit. "Djajtë e kuq" arritën që të përfundonin dy marrëveshje të rëndësishme, ku tani pjesë e skuadrës janë dy të rinj të talentuar të moshës 19-20 vjec. Kështu, në radhët e skuadrës angleze janë bashkuar braziliani Anderson nga skuadra e Portos dhe futbollisti i Sportingut të Lisbonës, Nani. Mancesteri ka shpenzuar 17 milionë stërlina për Andersonin dhe 14 për Nanin
Gjithashtu më 1 korrik do të bashkohet me skuadrën edhe mesfushori i Bajernit të Mynihut Ouen Hargrivs, i cili do të nënshkruajë një kontratë 5 vjecare prej 17 milion stërlinash. Gjithcka ka përfunduar tashmë dhe pritet vetëm nënshkrimi i kontratës. Të dy të rinjtë të marrë nga kampionati portugez, konsiderohen si talente të futbollit dhe ishin bërë prej kohësh objektiva të skuadrave më në zë të Evropës. Megjithatë ishte skuadra e Mancesterit ajo që arriti që të përfundonte kontratat dhe t'i silte në "Old Traford" ata. Sipas gazetës "Thë Sun" ideja e teknikut skocez është që të luajë me formacionin 4-2-3-1 dhe Anderson dhe Nani do të luajnë në krah të Kristiano Ronaldos dhe do të mbështesin në sulm Uejni Runin. Kështu duket se qëllimi i kampionëve të Anglisë është reformimi i skuadrës Kjo pasi dy nga futbollistët më të njohur të skuadrës Pol Skolls dhe Rajan Gigs, do të jenë edhe për 2-3 vjet me skuadrën. 20 vjecari Nani është një mesfushor krahu dhe luan në të njëjtin pozicion si Kristiano Ronaldo. Megjithatë, portugezi mund të luajë edhe në të majtën, duke i dhënë mundësi Mancesterit që ta ketë në fushë bashkë me Kristiano Ronaldon. Ndërsa Anderson luan në dy pozicione. Braziliani mund të luajë në repartin ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në qendër mesfushës. Megjithatë edhe pse ka shpenzuar 48 milionë stërlina për 2 ditë, përsëri Ferguson nuk do të ndalet. Në planet e skocezit është edhe një sulmues tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›