Bushi i pare ne terapi intensive
Ish-presidenti i SHBA-ve, Xhorxh H. Ë. Bush ka qenë nën kujdesin intensiv pas etheve, që e kanë prekur që prej së dielës, zbuloi një zëdhënës.
Tashmë 88 vjeç, Bush është shtruar në spitalin Methodist në Houston, Texas, që kur pati nevojë për një trajtimin e bronkiteve, më 23 nëntor. Ai është ish-presidenti më i vjetër, që jeton aktualisht, si dhe një veteran i Luftës së Dytë Botërore.
Bush ka qenë zëvendësi i Ronald Reagan për dy mandate, si dhe u bë presidenti i 41-të i SHBA-ve në 1989, por u mposht nga demokrati Bill Clinton, kur kandidoi për një mandat të dytë në vitin 1992.
Kur u shtrua për herë të parë, ish-presidenti kishte parashikuar të qëndronte në spital vetëm pak ditë, por vazhdimi i etheve e kanë mbajtur atë deri në periudhën e Krishtlindjes.
Pikërisht për Krishtlindje, Bush u vizitua nga e shoqja e tij, Barbara, djali i tij Neil dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Ai është vizituar gjithashtu dy herë nga i biri i tij, George Ë. Bush, i cili shërbeu si presidenti i 43-të i SHBA-ve nga 2001 deri në 2009.