Bushi, në kërkim të golit kundër Ergotelis

Albania-sport- Alban Bushi ka mundësinë për të shënuar edhe një gol tjetër me fanellën e Apollon Kalamarja përpara se të mbërrijë të hënën në Tiranë, për t'u bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve të Kombëtares.
Sulmuesi më i sukseshëm i skuadrës greke Apollon është pjesë e grupit të lojtarëve të thirur nga trajneri Makis Katsavakis për takimin Ergotelis-Apolon Kallamarja (e djelë, ora 15.00 greke).
Apollon do të ketë mungesat e Samulidhit, Abonsa dhe Murafski, që të tre të dëmtuar.