Bariç, nesër në Tiranë. Çela pret kroatin

Albania-sport- Trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric do të mbërrijë nesër në Shqipëri. Lajmi është i bërë i ditur nga zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lysjen Nurishmi. "Trajneri i përfaqësueses do të vijë ditën e djelë në Tiranën dhe së bashku me të do të jetë edhe ndihmësi i tij, Kovacic", pohoi për Albania-sport.com, Nurishmi.
Baric do të mbërrijë në Rinas në orën 13.00 dhe do të jetë përgjegjësi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare, Besnik Cela që do të kujdeset për të gjithë axhendën e tij.
"Një pjesë e lojtarëve të thirrur do të vinë të dielën, ndërsa ata të cilët kanë ndeshje me ekipet e tyre ditën e djelë do të mbërrijnë ditën e henë", saktëtësoi Nurishmi.
SHQIPËRIA PËR SLLOVENINË DHE BULLGARINË
Portierë: Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta), Enea Koliqi (Iraklis) Isli Hidi (SK Tirana)
Mbrotjtës: Armend Dallku (Vorskla Poltava), Elvin Beqiri (Metalurgs), Nevil Dede (SK Tirana), Erjon Xhafa (SK Tirana), Arjan Pisha (SK Tirana), Besnik Hasi (Lokeren)
Mesfushorë: Debatik Curri (Vorskla Poltava), Lorik Cana (Olympique Marseille), Ervin Bulku (SK Tirana), Altin Haxhi (Ergotelis), Altin Lala (Hanover 96), Jahmir Hyka (Olympiakos), Klodian Duro (SK Tirana), Devi Muka (SK Tirana) Xhevair Sukaj (Vllaznia)
Sulmues: Alban Bushi (Apollon), Edmond Kapllani (Karlsruhe) Erjon Bogdani (Chievo Verona), Hamdi Salihi (SV Ried), Besart Berisha (Hamburg SV).