E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e Meta në “Schleyer-Halle” për Krasniqin vs.Minto

Nga Dash Frashëri
EKSKLUZIVE- Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes për Integrim, do të jenë disa nga VIP-at që do të ndjekin në "Hanns-Martin Schleyer-Halle" në Shtutgart ndeshjen Luan Krasniqi kundër amerikanit Brajan Minto. Një sfidë tërheqëse për kategorinë ndërkombëtare ËBO. Shqiptari nga Juniku, i njohur ndryshe edhe si "matadori" nga Rotvail (qyteti ku banon Krasniqi në Gjermani), është një nga legjendat dhe krenaritë shqiptare në botë. Lajmi bëhët i ditur për Albania-sport.com, nga burime shume te aferta pranë stafit të Luan Krasniqit. Rama dhe Meta ndodhen për një vizitë pune në Gjermani. Luan Krasniqi ishte i ftuari i ish-kryeministrit Fatos Nano në ndeshjen e fituar të Shqipërisë me Greqinë në eliminatoret e Kampionatit Botëror, kur Brigel mposhti Oto Rehegal (2-1). Brajan Minto, amerikani 32-vjecar nga Butler, ka një bilanc të shkëlqyer. Ai ka boksuar 28 herë nga të cilat ka fituar 27 herë dhe ka humbur vetëm një dyluftim, për më tepër që Minto nga 27 fitore 17 prej tyre i ka fituar "Kncok-out". Kundërshtari i tij i fundit ishte gjermani Aksel Shulc kundër të cilit Minto fitoi me "Kncok-out" në raundin e gjashtë. Luan Krasniqi nga ana e tij është ngjitur 32 herë në ringun e boksit profesionist, ku ka fituar 29 dyluftime, një barazim dhe dy humbje. 14 herë Krasniqi ka shijuar fitoren me "Knock-out". Ndeshja më kulminante dhe më e rëndësishme e tij ka qenë më 28 shtator 2005 kundër Brjuster, ku "Luani" dështoi të sillte pas 30 vjetësh në Gjermani rripin e Kampionit të Botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›