E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Karlos: “Dua të luaj me Rivaldon”

Albania-sport- Mbrojtësi i famshëm i Brazilit dhe Realit të Madridit mund të luajë në Greqi sezonin e ardhshëm.
Presidenti i Olimpiakosit, Sotiris Kokaklis duke folur për gazetën e madhe greke "Goal" ka shprehur synimin e tij për të bashkuar te skuadra më e madhe e Greqisë sulmuesin Rivaldo me mbrojtësin Roberto Karlos. Lajmi jepet nga siti grek goalday.gr.
"Do të doja të luaja me Rivaldon. Jemi miq të mirë dhe kemi marrëdhenie shumë të mira edhe pse ai ndodhet prej tri sezonesh në Greqi. Më ka folur me fjalët më të mira për njerzit dhe për dashurinë që tregojnë tifozët e Olimpiakosit"
Në fakt për Roberto Karlos interesohen edhe ekipe turke, të ciët i kanë ofruar deri në 12 milionë euro Realit për të blerë lojtarin më të mirë në krahun e majtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›