Ne FSHF, bileta për të gjithë në Shqipëri-Slloveni

Albania-sport- Federata Shqiptare e Futbollit është duke ndjekur një politikë marketingu të panjohur më parë në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjen e rendësishme ndërkombëtare Shqipëri-Slloveni, takim që do të luhet në stadiumin "Loro Borici" (ora 17:00).
"Kush dëshiron të blejë bileta të gjitha tribunave për ndeshjen kundër Sllovenisë lë të vijë t'i blejë ato dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit", pohoi për Albania-sport.com, zëdhënësi i FSHF-së, Lysjen Nurishmi.
Shitja do të fillojë ditën e hënë, më 19 mars 2007 dhe të interesuarit, qoshin këta individë, klubet e futbollit apo dhe institucione mund të blejnë bileta në sasinë që dëshirojnë.
"Ne dëshirojmë që cdo kush të ketë mundësinë të jetë në stadium. Pavarsisht se ndeshja zhvillohet në Shkodër ketë të drejtë e kanë të gjithë dhe për këtë arsye federata vendosi që bileta të shiten edhe pranë saj", saktëson Nurishmi.
Federata Shqiptare publikoi para disa ditësh dhe cmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare me Slloveninë.
"Cmimi i biletës për tribunat kryesore është 1500 lekë, për ato përballë 1000 lekë dhe për ato harkore 500 lekë", u shpreh zëdhënësi i FSHF-së, Lysjen Nurishmi për Albania-sport.com.
Ashtu sic dhe ishte paralajmëruar biletat do të shërbejnë edhe për hedhjen e një shorti special për fitimin e një makine tip "Volksëagen".
Në sfidën tepër të rëndësishme si për kombëtaren tonë ashtu edhe për kundërshtarët pritet që përvec tifozëve të shumtë kuqezinj ta ndjekin edhe rreth 100 tifozë sllovenë, të cilët do të jenë të pranishëm më 24 mars në mitikun e Shkodrës.
Shqipëri-Slloveni është ndeshja e katërt për vendin tonë në Grupin G të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, finalet e të cilit do të luhen vitin e ardhshëm në Austri dhe Zvicër.
Shqipëria në tri ndeshjet e para zyrtare ka mundur të grumbullojë vetëm 1 pikë në transfertën e Bjellorusisë (2-2) dhe ka humbur me Rumaninë në Tiranë (0-2) dhe me Holandën në Amsterdam (2-1). Sllovenia ka grumbulluar 3 pikë në tri ndeshje: 1 fitore me Luksemburgun (2-0)dhe dy humbje: me Bullgarinë (3-0) dhe Bjellorusinë (4-2).