E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busquets: PSG nuk ka identitet

Sergio Busquets ndez akoma më shumë sfidën e shumëpritur mes PSG dhe Barcelonës në çerekfinalen e Champions League. Mesfushori blaugrana tha për “Le Parisien” fjalë të mira për lojtarët e ekipit francez por nuk nguroi të nënvlerësojë lojën e tyre.

“Kanë shumë para dhe mund të blejnë lojtarë të mëdhenj. Pak nga pak mund të arrijnë lart në Europë por do t’u nevojiten shumë vite për të triumfuar në Champions League. Në nivel kolektiv, PSG-së do të ketë nevojë për shumë kohë për të gjetur identitetin e saj dhe për të kandiduar për fitimin e trofeut më prestigjoz. Por pot ë shikosh emrat në skuadër mbetesh thjesht i impresionuar”

Ibrahimoviç me shokë ndoshta nuk u pëlqejnë fjalë të tilla, pritet reagimi nga Parisi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›