E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marotta i mbyll derën Ibrës

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta foli për momentin e mirë që po kalon skuadra dhe për merkaton.

“Në këto momente jam i lumtur për skuadrën që kam, jemi të përqëndruar si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. Merkato? Më vonë do të mendojmë për të, e rëndësishme për momentin është ecuria e skuadrës në kampionat dhe përballja me Bayernin në Champions League. Probabiliteti për të fituar në Europë edhe pa bërë çmenduri në merkato? Duhet të shohim kë kemi kundërshtarë sepse çdo vit përballesh me situata të ndryshme. Në futbollin e organizuar e rëndësishme është të kesh kulturën e të punuarit fort, kjo nevojitet për të patur vazhdimësi në fitore. Conte? Do të qëndrojë këtu, për rinovimin do të bisedojmë më vonë pasi tani jemi të përqëndruar te sezoni. Ibrahimoviç? Është një kampion i madh por skuadra ka disa parametra të cilat duhen respektuar,” përfundoi Marotta. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›