E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani Anti - Real

Fatih Terim ka një plan për Real Madridin. Trajneri i Galatasarayt është duke u përgatitur për duelin me gjigantin madrilen në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

 Dhe, sipas medieve spanjolle ai ka bërë gati një strategji të veçantë që do t’i hyjë në punë për përballjet me ekipin e Jose Mourinhos.

 Terim ka kërkuar nga futbollistët e tij që të bëjnë punë intensive sikur të jetë faza e përgatitjeve për sezonin e ri, në mënyrë që të jenë sa më mirë të përgatitur fizikisht për ndeshjet e vështira me Real Madridin.

 Dueli i parë zhvillohet me 3 prill në Santiago Bernabeu kurse ai i kthimit më 9 prill në Turk Telekom Arena./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›