Busquets vazhdon në Barcelonë

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 18:35
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë atë në Nou Camp deri më 2015.
22 vjeçari tani ka dëmshpërblim prej 150 milionë eurosh. Busquets debutoi për ekipin e parë të Barcelonës gjatë sezonit 2008/09, ndërsa tani është një futbollist i rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolas.
“Jam i lumtur. Kjo është mënyra më e mirë për të filluar vitin. Lajm i mirë për të gjithë. Jam ende i ri, 22 vjeç, dhe shpresoj të kaloj një karrierë me sukses të madh”, tha Busquets për Barca TV.