E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi në Kuvend përçan LDK’në në Prizren

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 20:04

Pas më shumë se gjashtë muaj bojkoti, LDK-ja, AAK-ja dhe LDD-ja të enjten janë kthyer në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Ka qenë problematika e logos së Komunës njëra ndër arsyet që i ka shtyrë këto parti opozitare të kthehen në këtë organ. Por, një vendim kësisoj nuk ka kaluar pa pasoja në partinë më të madhe opozitare.

Ridvan Hoxha, nënkryetar i Degës së LDK-së në Prizren, njëherësh promotor i bojkotit, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksionet në LDK, si shenjë revolte ndaj vendimit të kolegëve te tij për t’u kthyer në Kuvend.

Por, Haziz Hodaj, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, e ka arsyetuar veprimin e partisë.

“Ne jemi këtu sot pas një periudhe të gjatë të bojkotit të arsyeshëm. Jemi këtu për të dhënë kontributin tonë rreth shumë çështjeve, posaçërisht për çështjen e logos. Dhe sigurisht që ka prekë edhe ndjenjat e qytetarëve të Prizrenit, që janë të shqetësuar për atë që po ndodh”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›