Lezhe nis investimi per ujesjellesin

Pas 20 vjetësh mungesë pritet të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen Shehër të Lezhës. Banorët e lagjës më të vjetër të qytetit të vetmin burim uji kanë patur këtë cezmë që në verë kishe raste që edhe shteronte. Paralelisht me punimet e rrugës që të çon në kalanë e qytetit, e cila kalon nëpër lagjen më të vjetër të Lezhës, do të ndërtohet edhe rrjeti i ujësjellësit dhe ai i kanalizimeve, pas një marrëveshje të bashkisë me bankën KFVV në bazë të së cilës do të të investohen 13 milion euro.
“Është një problem që do të zgjidhet në kuadër të atij objektivi madher që kemi, zgjerimin e kapacitetit të depove, për përmirësimin e gjithë infrastrukturës së ujësjellësit, falë bashkëpunimit me qeverinë zvicerane, por një fond prej 13 milionë eurosh, i mjaftueshëm edhe për ujësjellësin e lagjes Shehër, por edhe për të përmirësuar gjithë infrastrukturën”-thotë Viktor Tushaj, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve bën të ditur se aktualisht është drejt përfundimit studimi i fizibilitetit dhe punimet do të p[ërfshijnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Lezhës, si rritjen e kapacitetit të depos dhe shtrirjen e rrjetit shpërndarës në të gjitha lagjet periferike por edhe në sistemin e largimit të ujrave të zeza.
Lindita Kokaj