E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi ne Vlore me shume udhetojne per pushime

Fluksi i hyrje daljeve në portin e Vlorës ka shënuar rritje krahasuar  me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vecanti numri i qytetërve që dalin nga territori shqiptar si pasojë e liberalizimit të vizave.

Një pjesë e emigrantëve kanë zgjedhur të ftojnë të afërmit e tyre në vendet ku punojnë dhe jetojnë për pushime në ndryshim nga vitet e tjera kur ata vinin në shqipëri. Vetëm për muajin korrik nga porti i Vlorës kanë hyrë 3000 udhëtarë më shumë se korrikun e vitit 2010 dhe kanë dalë 2000 më shumë se në të njëjtën peridhë.

Pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve përvec udhëtimeve në mëngjes dhe drekë në portin e vlorës është vendosur edhe linja e trageteve me brindizin në mbrëmje pas më shumë se 7 vjetësh ndërprerje.

Festim Llanaj                         
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›