Kriza rikthehen emigrantet kerkojne pune ne Shqiperi

Ndodhen ndërmjet krizës së rëndë ekonomike në Greqi dhe pamundësisë për të gjetur një vend punë të sigurtë në Shqipëri. Janë emigrantët shqiptarë në doganën e Kapshticës që kthehen për pushime në vendlindje së bashku me mendimin për të mos u rikthyer më në tokën greke, në rast së këtu ndizet një dritë shprese për të jetuar normalisht.
“Bashkëshorti ishte dy vjet pa punë. Kaluam shumë vështirësi. Tani filloi punë dhe nuk e dimë se sa do të vazhdojë, por do të vazhdojmë të qëndrojmë në Greqi sepse në Shqipëri nuk kemi se ç’të bëjmë”-thotë një emigrante.
“Ka dy vjet që ka rënë puna dhe kemi vështirësi në të gjitha drejtimet. Në këto rethana po mendojmë të vijmë në Shqipëri”-thotë një tjetër.
“Rrimë pa punë. Sa për të marrë dokumentat sepse s’kemi ku të shkojmë. Kështu si po shkojnë punët në Greqi, patjetër që do të kthehemi”-thekson një tjetër emigrant.
Janë mbi 800.000 emigrantë shqiptarë që prej vitesh kanë ndërtuar jetën në shtetin helen duke krijuar edhe familjet e tyre të cilat tashmë prej më shumë se një viti po mundohen ti krijojnë vetëm minimumin e jetesës, pasi shkollimi mirërritje e fëmijëve si dhe taksat dhe qeratë e banesave në rritje nuk i lejojnë më as të vënë kapital dhe as të ndihmojnë ekonomikisht prindërit e tyre në Shqipëri ashtu si vite më parë.
Jorgjeta Gjançi