E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flori, favorit

Nga Ardian Jasiqi më 13 prill 2011 në ora 13:18

Pas paraqitjes së Florit dhe këngës së tij “Tallava”, menjëherë kanë filluar komente të ndryshme nëpër Facebook se ai edhe mund të fitojë edicion e tetë të Top Festit, që po transmetohet.

Kjo edhe shihet me numrin e madh të klikimeve që janë bërë në youtube.com, ku kënga menjëherë ka arritur më shumë se 15 mijë klikime nga katër ditë sa është në këtë ueb-faqe.

Edhe në këtë këngë, Flori prapë vjen me një titull ironik “Tallava”, ashtu sikurse dy hitet e Florit, “Play Back” dhe “Making Off”. Kënga ka në qendër një muzikë, e cila është njëra prej muzikave më të përhapura nëpër trojet shqiptare, pra zhanri “tallave”.

Tashmë, shumica e shqiptarëve kanë filluar të japin komentet më të mira për këtë këngë, ndërkaq nëpër portale të shumta kanë dalë fjalët se kënga do të votohet pavarësisht se kush do të jenë konkurrentët.

E fortë në konkurrim është edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila paraqitet me këngën “Me ty”, këngë kjo që ajo ia kushton shoqes së saj Amy, e cila u mbyt nga një biznesmen kosovar në një aksident në Tiranë.

Paraqitja e Florit në Top – Fest 8

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›