Durrës, plagos kushëririn 17 vjec me plumb në kokë, arrestohet
DURRËS-Një 17 vjecar është plagosur me një plumb në kokë nga kushëriri i tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në një studio montazhi, në lagjen nr 17 në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë 17 vjecari E.Furriku është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak për shkak të plumbit të marrë në pjesën e kokës.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 18 vjecarin Blerim Furriku, i cili menjëherë pas arrestimit ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se pistoleta është shkrepur ndërsa dy të rinjtë ishin duke luajtur.
Gjithsesi policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arma e krimit, tip pistolete u gjet e groposur menjëherë pas plagosjes në afërsi të vendit të ngjarjes.
(d.b/News24/BalkanWeb)