Kuper vjen në Prishtinë, Tahiri: BE t’i bëjë presion Serbisë
BEOGRAD-Kryenegociatorja e bisedimeve Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri ka konfirmuar se ndërmjetësi i BE-se për dialogun Robert Kuper do të jetë javën e ardhshme në Prishtinë.
Sipas saj, ekipi kosovar do të kërkojë që Kuper të bëjë me shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për tregtinë e lirë, por edhe të insistojë që Serbia të heqë dorë nga kërkesa për përfaqësimin e Kosovës në rajon nën Rezolutën 1244.
“BE duhet t’i bëjë presion më të madh Serbisë që ajo të zbatojë marrëveshjet e deritanishme dhe të pranojë realitetin e Kosovës. BE duhet të bëjë presion për shkak se vetë ajo mban përgjegjësi për stabilitetin në rajon”, ka thënë Tahiri në një prononcim për të përditshmen ‘Zëri’.
Kryenegociatorja shtoi se Kosova dhe Serbia vazhdojnë të jenë shumë larg pajtimeve me njëra- tjetrën për marrëveshjen e përfaqësimeve rajonale.
(d.b/BalkanWeb)