E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Busulla e arte" dhe Kidman "e keqe"

"Golden Compass" apo "Busulla e arte" do te projektohet premiere te shtunen, me 5 prill ne kinema Millenium ne Tirane. Filmi percjell nje Nicole Kidman te "e keqe", ndersa agjenti 007 behet nje lord dhe shkencetar i pasur. Nje film epik me nje loje kinematografike mbreselenese, me efekte speciale te mrekullueshme dhe me substance intelektuale. Dakota Blue Richards u perzgjodh mes 10 mije vajzave angleze per te luajtur ne rolin e Lira Belakua dhe eshte vleresuar nga kritika si fytyra e re e kinemase britanike. Ata qe e kane lexuar, por edhe ata qe nuk e kane lexuar trilogjine e britanikut Philip Pullman "His Dark Materials", kane shansin ta shikojne kete bote fantastike ne filmin qe kompani amerikane dhe angleze kane ngritur mbi romanin e pare te ketij bestselleri, "Golden Compass" ne shqip "Busulla e arte". Dhe, sic ndodh shpesh me filmat e bazuar ne libra, titulli eshte omonim. Skenari i filmit "Busulla e arte" eshte shkruar nga regjisori i saj, Chris Ueitz, i cili e lexoi per here te pare trilogjine e Pullman ne vitin 2000, kur ishte ne Angli per xhirimet e filmit "About a boy".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›