Gjermania përshëndet fjalimin e Obamës për Palestinën

"Përshëndes faktin që Presidenti amerikan, Obama është angazhuar në mënyrë të qartë dhe të vendosur në mbështetje të një zgjidhjeje globale dhe të drejtë për dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez'', deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westewelle.
Presidenti amerikan, Barack Obama u prononcua për herë të parë dje në mbështetje të një shteti palestinez në bazë të kufijve të vitit 1967.
Reagimi i Netanjahut ishte i menjëhershëm, duke theksuar se diçka e tillë ishte e pamundur ngase kufijtë e vitit 1967 ishin të pambrojtshëm dhe se qindra mijëra izraelitë mbesnin jashtë shtetit hebre.
Në këtë mënyrë, takimi i sotëm mes Netanjahut dhe Presidentit Obama që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë paraprihet nga një situatë e tensionuar mes dy palëve./Start/F.P/
2011-05-20 15:49