Numërohen edhe 8 kuti, ja rezultatet

Nga rezultatet e publikuara deri më tani, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 105 vota, ndërsa kandidati i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama, 38 vota.
Me numërimin e 8 kutive gjatë ditës së sotme, në total numri i kutive të numëruara shkoi 61. Edhe mbledhja e sotme është shoqëruar me debate midis përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, ka theksuar vazhdimisht se vendimet e marra janë antiligjore dhe antikushtetuese.
"Në asnjë rast nuk thuhet që KQZ mund të bëjë numërimin e votave të panumëruara dhe Kodi zgjedhor në asnjë rast nuk thotë që KQZ-ja të kthehet në KZAZ", tha ajo. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, duke argumentuar procedurën e votave të panumëruara tha se edhe pas zgjedhjeve të 2009-s janë numëruar kutitë e Fushë Kuqes dhe të Fierit. Në këtë procedurë të Komisionit prevalojnë të drejtat kushtetuese të shtetasve për të lexuar drejt votën e tyre", tha kreu i KQZ-së. /S.Lleshi/Start/
2011-05-20 14:10