E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butler ia aranzhon pushimet Aniston’it

Pushimet për ditëlindje të Jennifer Aniston janë organizuar nga aktori Gerard Butler.

Ish aktorja e filmit “Friends” – e cila raportohet se është në lidhje me kolegun e saj aktor në filmin “Bounty Hunter” që nga viti i kaluar – ka treguar se ishte ideja e aktorit 40 vjeçar që bashkë më të dhe një grup shokësh të shkojnë për pushime në bregdetin e Meksikos për të festuar ditëlindjen e saj të 41’të.

“Ai me tha mua, ‘ti shkon në Meksikë shpesh dhe Meksiko ka qenë më të vërtetë e lënduar këtë herë për shkak të Gripit të Derrit dhe trafikut të drogës por kjo nuk është e tërë që mund të na jep Meksiko”, tha Jennifer, festimi i ditëlindjes së saj u shfaq në TV-në US TV në emisionin “Access Hollywood”.

“Këta njerëz mbijetojnë nga ne kështu që ne duhet shkojmë dhe të shpenzojmë para për të vizituar vendet e tyre të bukura. Është sikurse të them, “Hey, ta ndihmojmë pak Meksikon’. Le ti ndihmojmë ata fëmijë në Tijuana të Ela Faros që të kenë kohë më të mirë. Ky ishte festimi i ditëlindjes time për këtë vit”.

Çiftit i janë bashkuar në udhëtim edhe shokët e të famshmes; Courteney Cox-Arquette, Jason Bateman, Sheryl Crow dhe Kathy Najimy.

Grupi janë kënaqur në rrezet e diellit dhe kanë marrë një anije me qira përderisa kanë qëndruar në resortin “One and Only Palmilla” që gjendet në Cabo San Lucas.

Muajin e kaluar, Jennifer dhe Gerard rishfaqen thashethemet për një lidhje të tyre gjatë paraqitjes në ndarjen e çmimeve “Golden Globe Awards”.

Aktorja tani ka uruar aktorin “romantik” për sjelljen e tij të “përkushtuar” ndaj saj.

“Ai është tamam burrë, por është absolutisht shumë i dashur dhe shumë i përkushtuar”, tha ajo. “Çfarë shikoni është ajo çfarë merrni. Ne u pamë në punë në të njëjtën mënyrë...ne gjithmonë ruajtëm shpinën e njëri-tjetrit”.

Pavarësisht kënaqësisë për festimet e ditëlindjes, Jennifer duket se është mërzitur që ka mbushur 41 vjet dhe duke bërë humor ka thënë “Mmm kam31 vjet, pssh. Me duhet të them që janë shumë. Mbushja e 30 viteve ishte shumë por, tani e dini, 31 do ishte mrekulli ti kisha. Më të vërtetë po dukem me bukur apo jo?”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›