Nëna e Michael Jackson akuzon Murray’in

Nëna e mërzitur e Michael Jackson insiston që dr. Conrad Murray ka “vrarë” djalin e saj, pavarësisht se mjeku nuk është fajtor pasi që veprën e tij e ka bërë jo qëllimisht.
Katherine Jackson, e cila e ka përcjell mjekun – i cili ishte me Michael kur ai vdiq në fund të qershorit të kaluar – ka regjistruar ankesën e saj tek Gjykata e Lartë e Los Angeles të hënën, por më vonë ajo ka thënë se ai ka gënjyer gjykatësit.
“Ai gënjen”, deklaroj Katherine. “Ai është fajtor. Askush nuk ishte më të, përveç atij. Ai po përpiqet të fsheh atë që ka bërë. Ai e ka vrarë. Ai nuk është kujdesur për të”.
Motra e Michael, La Toya, po ashtu ka folur kundër Murray duke insistuar se ajo do të vazhdoj të luftoj për drejtësi deri në fund.
“Michael është mbytur, edhe pse ai vdiq në duart e dr. Conrad Murray, besoj që Murray ishte pjesë e një plani të gjatë për mbytjen e tij”, tha ajo. “Ka edhe individ të tjerë të involvuar dhe nuk do të pushoj dhe do të vazhdoj që të luftoj gjersa të gjithë këta individ do të sillën para drejtësisë”.
Murray – i cili, sipas prokurorëve, në mënyrë të paligjshëm, por pa qëllim, vrau Michael – është liruar më vonë pasi ka paguar 75 000 dollarë kaucion.
Megjithatë, avokati i tij Edward Chernoff frikësohet se klienti i tij nuk do të këtë një gjykim fer për shkak të popullaritetit të madh të Michael.
Kur është pyetur se a është e mundur të këtë një gjyq të pa drejtë ai është përgjigjur, “Do të jetë shumë vështirë, por mendoj se drejtësia do të vendoset dhe rezultatet reale do të dalin në dritë”.
Murray akuzohet se i ka dhënë Michael’it anestetik të fuqishëm të tipit Propofol që t’i ndihmoj atij të flejë por në vend të kësaj ai ka vdekur me 25 qershor.
Nëse shpallet fajtor, Murray’in e pret një dënim maksimal prej katër vitesh.