Butrint, trupat eteatrit masakër nëvlerat 2 400 vjecare
TIRANE-Në muret e qytetit antik të Butrintit, gozhdë e shufra hekuri ngulen për të varur kostumet e një shfaqjeje, e cila jepet në një mbrëmje të nxehtë korriku. Në çadrat e ngritura brenda rrënojave aktorët vrapojnë e ngrenë rekuizitat, grimohen, ushtrojnë zërin dhe përsërisin pjesë nga teksti i shfaqjes. çadrat!!!...Janë ngritur tri të tilla, e njëra prej tyre është ngritur mbi banjën romake dhe aktorët e shumtë të kësaj shfaqjeje ndërrohen, vrapojnë e grimohen, pa e vrarë mendjen se gjenden mbi mozaikun e shekullit të parë pas Krishtit, i cili ndodhet mu aty, poshtë këmbëve të tyre i mbuluar me rërë.
Kjo eshte tabloja qe paraqet ne numrin e sotem Gazeta Shqiptareqe zbulon se trupa artistike që ka zaptuar në mënyrë kaq të dhunshme këtë territor "të shenjtë", është trupa rumune e teatrit kombëtar të Operetës "Ion Dacian", prej 24 aktorësh. është nata e katërt e festivalit, data shënon 20 korrik 2010 dhe shfaqja e kësaj mbrëmjeje është një musical mbi veprën e Shekspirit "Romeo dhe Zhuljeta", një version i adaptuar muzikor i Gerard Presgurvic. Në redaksinë e 'Gazetës' kanë mbërritur si dëshmi për gjithçka përshkruam më lart, nga ajo natë, një grup fotografish, ku duken qartë artistët rumunë dhe rekuizita e tyre e mbingarkuar së bashku me kamionët dhe makinat që kanë depërtuar deri në zemër të qytetit antik.
Zona e Butrintit konsiderohet si zona me vlera te paperseritshme antike e kulturore, e marre ne mbrojte dhe nga UNESCO. Burime të 'Gazetës' thonë se përveç kësaj ngjarjeje, UNESCO po dërgon një ekip kontrolli për të parë se si e kanë shqepur rrugën brenda zonës së mbrojtur të Butrintit. I pyetur në linjë telefonike nga 'Gazeta Shqiptare', Ylli Cerova, drejtor i Parkut Antik të Butrintit, tha: "është mashtrim. E lëmë me kaq këtë". E thënë ndryshe, ai nuk pranoi të prononcohej, as të reagonte e as të sqarohej.
(d.b/BalkanWeb)