E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kledi Kadiu:Turneun do ta vazhdoj në Tiranë

TIRANE-Kledi Kadiu është në turne deri më 24 gusht me shfaqjen "Jo vetëm Bolero", me koreografi dhe regji të Mvula Sungani. "Gjithçka po shkon më së miri dhe shitjet kanë qenë të shumta. Gjëja më e mirë është që të ndjesh kërkesën e publikut për një përsëritje. Do të vazhdoj këtë turne në Tiranë, në Teatrin e Operës, pas pikërisht 20 vitesh që kanë kaluar që kur kam kërcyer për herë të fundit në atë skenë, dhe më pas do të vazhdoj në të gjithë Italinë për 60 ditë, deri më 31 janar të 2011-ës", - tha Kledi. Ndërkohë, balerini shqiptar ka marrë përgëzime të shumta nga e gjithë Italia për meritat e tij. Në qershor ai u roballet 2010" për aftësinë, shkathtësinë dhe profesionalitetin, që i kanë dhënë atij suksesin e këtij arti të mrekullueshëm. Më pas ishte radha për çmimin "Acqui Dance Award 2010" dhe kjo, në saje të inteligjencës dhe vendosmërisë, me të cilat i bëri të njohur botës kërcimin akademik, një publiku të madh dhe të larmishëm si ai i televizionit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›