E Shtunë, 31 Tetor 2026

Button fiton garen me dashurine

Nuk është e vërtetë që vajzat më të bukura preferojnë të lidhen me futbollistë të njohur. Kombinimi i rrezikut dhe një fiziku në formë i bën pilotët e Formulës 1 veçanërisht joshës për seksin e kundërt.

I fundit që duket se ka fituar një garë me dashurinë është piloti i McLaren Mercedes, Jenson Button. Shtypi raportoi me bujë përpara disa muajsh ndarjen e tij me modelen Jessica Michibata.

Megjithatë, nuk ka humbur kohë dhe britaniku ka nisur një raport të ri, me një vajzë po aq tërheqëse, siç Florence Brudenell-Bruce, një studente në Universitetin e Bristolit.

Button u fotografua për herë të parë me bukuroshen nga revista OK përpara pak ditësh dhe fotoja fitoi menjëherë vend në koopertinën e të përjavshmes.

Jenson është piloti i fundit i Formulës 1 që i shtohet listës së atyre që janë të lidhura me femra që konsiderohen si sex-simbole. Përpara tij, koopertinat i kanë fituar Alonso me këngëtaren Rachel, Hamilton me të famshmen Nicole Schrezinger apo Massa me stilisten Rafaela Bassi.

Edhe veteranët nuk mbeten pas në këto klasifikime, me Coulthard që është martuar me prezantuesen e famshme franceze Karen Minier apo Raikonnen, bashkëshorti i miss Finlandes, Jenni Dahlman.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›