Eminem rikthehet ne kinema

Nëntë vjet pasi debutoi në kinematografi me filmin “8 Mile”, reperi më i famshëm i bardhë në botë, Eminem është duke u përgatitur të rikthehet sërisht në ekranin e kinemave.
Ai do të jetë protagonist në një film të xhiruar prej kompanisë filmografike Fox, i cili do të titullohet Random Acts of Violence. Lajmin e bëri të ditur gjatë ditës së sotme Hollywood Reporter, revistë e specializuar e kinematografisë.
Skenari është shkruar që prej katër vitesh, por filmi do të xhirohet vetëm në muajt e parë të këtij viti.