Ndodhi gazmore ne Teatralia

Një teatër brenda teatrit do të jetë shfaqja e cila do të çelë sezonin artstik për fëmijë këtë fundjavë në Teatrin e Metropolit. “Ndodhi gazmore ne Teatralia” është një pjesë e shkruar nga Milena Selimi dhe regjisorja Alma Hoti shpjegon se nëpërmjet saj do të bejë pjesë të shfaqjes edhe spektatorët e vegjël në veprime të gjalla ndryshe nga një teatër klasik. Teatri bashkon disa personazhe të njohur të përrallave të famshme në një ndodhi.
“Në këtë shfaqje ne shohim dy aktorë të rritur, mesatarisht të një moshe adoleshenteske që improvizojnë dhe kanë ëndrrat e tyre se si bëhet teatri. Kjo është në ndihmë të fëmijëve sepse shumë personazhe të botës së përrallave, të filmave vizatimore, siç është Aladini, magjistari i Ozit dhe shumë të tjerë, futen në këtë teatër për t’i treguar fëmijëve se si realisht bëhet teatri. Edhe më i riu është një djalë që është vërtet fëmijë dhe aktor në skenë” thotë rregjisorja Alma Hoti.
Krahas “Ndodhi gazmore ne Teatralia”, një tjetër shfaqje me tittullin “Tre ujqërit dhe derri i keq” do të nisë gjithashtu këtë fundjavë për të shoqëruar fëmijët e kryeqytetit për tre muajt e parë të vitit. Edhe kjo pjese do t’u ndërrojë vendet personazheve dhe karaktereve klasik duke nxitur tek shikuesit një lloj të ri teatri.
Aurela Papadhima