Button ishte më i mirë se unë

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 17:35
Lewis Hamilton e ka fajësuar veten për sezonin jo dhe aq të mirë që e kaloi. Piloti i McLarenit insiston se shoku i skuadrës, Jenson Button, ka nxjerrë rezultate më të favorshme këtë sezon.
“Button ka qenë më i mirë se unë këtë sezon. Mendoj se objektiv imi tash është që ta gjej rrugën e duhur dhe t’i përmirësoj rezultatet që i kemi arritur në katër garat e fundit”, deklaroi ish kampioni i botës.
Piloti britanik zhgënjeu në garën e fundit në Singapor duke përfunduar në pozitën e pestë, edhe pse e nisi atë nga vendi i 17-të.