Liga e Kampioneve Milan e Barcelona kerkojne fitoren

Milan dher Barcelona do të kërkojnë sot në mbrëmje fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, pasi dy gjigandët e futbollit europian do të luajnë dy sfida të lehta në grupin H. Kampionët e Italisë do të presin në shtëpi modestët cekë të Vitoria Pilzen, ndërsa përtej mungesave të shumta skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka objektiv vetëm tri pikët që do ta mbanin atë në krye të grupit.
Dëmtimet e Patos dhe Robinhos kanë shtuar problemet e kuqezinjve në repartin e sulmit, por lajmi i mirë për Allegrin është rikuperimi i Zlatan Ibrahimovic. Suedezi është stërvitur me skuadrën, por tekniku do të vendosë vetëm përpara ndeshjes, nëse ai do të luajë apo jo nga minuta e parë. Një sfidë të lehtë në letër ka edeh Barcelona. Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë kundër Milanit, kampionët e Europës llogarisin vetëm fitoren në transfertën bjelloruse kundër Bate Borisov.
Edhe një herë, Guardiola duhet të bëjë pa Iniestën dhe Sanchez të dëmtuar, por këto mungesa nuk i ulin kuotat e spanjollëve që vijnë në këtë sfidë pas fitores së thellë 5-0 kundër Atletikos së Madridit në kampionat. Një sfidë tjetër e rëndësishme e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve është ajo e grupit E, ku Valencia do të presë në “Mestalla” Chelsea. Blutë e Londrës krysojnë renditjen pas fitores në ndeshjen e parë, ndërsa në transfertën spanjolle kërkojnë të ruajnë këtë ecuri edhe në përballjen me rivalin më të fortë të grupit, ku në ndeshjen tjetër të tij do të luajnë bajer Leverkusen me Genk.
Nertan Prifti