Kërkon 15 milionë dollarë në vit

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 18:33
Kobe Bryant nuk e përjashton mundësinë që të luajë në Evropë, derisa të zgjidhen problemet në mes të basketbollistëve dhe pronarëve të klubeve në NBA.
Mirëpo, ylli i Los Angeles Lakers ka bërë me dije se nuk do të nënshkruajë me ndonjë klub për më pak se 15 milionë dollarë në vit.
Ekipi më i interesuar për njërin prej basketbollistëve më të mirë të momentit është ai turk, Besiktas. Mirëpo, edhe ekipi italian, Virtus Bologna ka zgjuar interesim për Bryant, i cili po qëndron në Evropë, në një turne promocional në kontinentin e vjetër.