Button triumfon edhe në Stamboll, kampionati nuk shihet më
Autori i Lajmit: red.
Formula 1
Stamboll - Jenson Button është fituesi i Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1. Piloti i “Braën GP”, ka triumfuar për të gjashtën herë në këtë sezon, duke lënë pas Mark Ëebberin e “Red Bull”-it dhe gjermanin zbulim të këtij sezoni, Sebastian Vettel, po të kësaj skuderie. Tashmë piloti britanik ka arritur në kuoptën e 61 pikëve, duke vendosur hegjemoninë në kampionatin e sivjetëshëm për pilotë. Duke fituar garën e tij të gjashtë në shtatë të tilla, duke barazuar rekordin e Michael Schumacher në vitin 1994, dhe Jim Clark në vitin 1965. Dhe një kuriozitet: Ky ishte Çmimi i parë i Madh i Turqisë që nuk fitohet nga ai që niset nga vendi i parë. Rekord negativ ka shënuar edhe Ferrari, ku në shtatë gara nuk ka marrë asnjë fitore, gjë që s kishte ndodhur që prej vitit 1995. Në zonën e pikëve ka arritur edhe piloti i Ferrarit, braziliani Felipe Massa, i cili ka prerë finishin i gjashti, pas italianit Jarno Trullit dhe Nico Rosberg. Pas kësaj gare në krye të klasifikimit të përgjithshëm për pilotët qëndron Jenson Button me 61 pikë, pas tij vijnë Barrichello me 35, Vettel me 29 pikë dhe Mark Ëebber me 27.5 pikë. Ndërkohë, në krye të klasifikimit për konstruktorët kryeson “Braën Gp” me 96 pikë, “RBR-Renault” me 56.5, “Toyota” me 32.5 pike dhe “Ferrari” me 20 pikë.
Ky lajm është publikuar: 08/06/2009